Porto, Kasijas kthehet në stërvitje, 6 muaj pas infarktit

Iker Kasijas rikthehet në stërvitje me skuadrën e Portos, 6 muaj pas infakrit të pësuar, edhe pse kjo ndodhi për vetëm 25 minuta. Portieri spanjoll, kampion bote dhe 2 herë kampion Evrope me ‘La Roja’ zhvilloi një seancë stërvitore nën urdhrat e stafit atletik të skuadrës portugeze.

38 vjecari nuk ngurroi që të vërtetojë këtë teksa në rrjetet sociale postoi një foto të këpucëve të tij të futbollit si për të konfirmuar se ai nuk e con aspak nëpërmend idenë e tij për t’u tërhequr nga futbolli.

‘Prej 6 muajsh e 3 ditësh qëndronit në dollap-shkruante në postimin e tij me foton e këpucëve teksa tani mendon për rikthimin në fushën e lojës; por përpara se ta bëjë këtë ai duhet të marrë lejen përfundimtare nga mjekët e klubit me të cilin ai aktivizohet

Sfidanti.al