Kristiano Ronaldo, me kostum të kuq dhe një orë me vlerë 1.5 mln Euro

Kristiano Ronaldo u kthye në Spanjë, por jo për cështje sportive apo marketingu, por për një eveniment të rëndësishmë muzikor,MTV European Music Awards 2019, një ceremoni që u zhvillua në Sevija të rajonit të Andaluzisë.

Në këtë ngjarje, Kristiano Ronaldo ishte I shoqëruar edhe nga e fejuara e tij Xhorxhina Rodrigez dhe prania e tyre nuk la askënd diferent. Spikati më shumë mënyra sesi ishte veshur ylli I Juventusit që u shfaq me një kostum me ngjyrë të kuqe të flaktë, t-shirt të bardhë ndërkohë që në kycin e dorës dukej një orë e mbuluar me diamante dhe rubinë; një Franck Muller Round Tourbillon që kishte  një vlerë prej 1.5 milionë Eurosh.

Sfidanti.al