Italia dhe zezakët, gazetari argjentinas shkakton një … “autogol”!

Racizmi shqetësoi në Bullgari, kishte shqetësuar në Itali, ndërsa e “ngriti kokën” edhe në Argjentinë. Mund të quhet një shprehje disi e pafajshme ajo e gazetarit sportiv argjentinas, Gaston Rekondo, pasi komentoi fitoren e Italisë U17 ndaj Ishujve Solomon, arritur edhe me dy gola të sulmuesit të ri të Interit, Vilfred Gnonto. “Përsa i përket zezakëve që luajnë për Italinë, duhet të mësohemi edhe me këtë”, – ishte deklarata e tij në studion e televizionit argjentinas “TyC Sports”. Natyrisht, pati reagim të ashpër në rrjetet sociale, ku vërshuan qindra kritike dhe sulme për Rekondon. Televizioni deklaroi se fjalët e gazetarit ishin keqinterpretuar, ndërsa vetë “i interesuari” për momentin “është në arrati”.

Sfidanti.al