Mos u mërzit Sarri, le të mungojë kushdo sepse kthehet Ronaldo!

Jo shumë gola të shënuar, por pak gola të pësuar, si dhe një çështje mungesash e rotacioni. Mauricio Sarri e di se çfarë përgjegjësie është të drejtosh Juventusin ku kërkohet fitore në çdo ndeshje, ndërsa duhet një reagim pas barazimit në fushën e Leçes. Sot luhet në Torino ndaj Xheoas, dhe ndaj gjenovezëve do të duhet të arrihet fitorja me patjetër.

Me shumë gjasë do tëmungojë Gonzalo Higuain, i lodhur dhe i rraskapitur, po ashtu edhe Miralem Pjaniç, edhe ky me lodhje. Mungesa jo të vogla, të cilave duhet t’u shtohet edhe ajo e njërit nga mbrojtësit e qendrës, me shumë gjasë e De Ligtit, që duhet të pushojë. Gjithsesi, Sarri do të ketë një kthim të madh, atë të Kristiano Ronaldos që pushoi në fundjavë, për t’u shlodhur.

“Pa Higuainin, nuk luajmë dot 4-3-3, – tha Sarri, pra Dibala do të jetë sulmues i dytë pas Ronaldos, – në mbrojtje, nuk i lë dot pushim të dy, edhe Bonuçin, edhe De Ligtin. E vërtetë që gjuajmë pak në portë, por mendoj se është çështje mendimi, jo teknike, të mos harrojmë se jemi ekipi që kemi pësuar më pak gola në Serinë A”.

Sfidanti.al