Den Fridkin ka hedhur sytë nga Roma. Sipërmarrësi amerikan, në fakt ka shfaqur interesin për klubib verdhekuq dhe në orët në vazhdimësi klubi do të nisë sondazhet për të parë sesa e realizueshme është një manovër e tillë. Sipas ‘Corriere Dello Sport’ kolosi amerikan mund të blejë Romën ose fillimisht mund të hyjë në klub si investitor pa marrë pjesë në qeverisjen e tij
Fridkin është një biznesmen 54 vjecar që së bashku me të atin e tij Tomas ka vënë pasurinë e tij në tregun e automjeteve. Den është në krye të ‘The Friedkin Group’ prej 2 vitesh dhe sipas ‘Forbes’, pasuria e tij vlerësohet me 4.1 milirdë Euro, një pasuri që është arritur edhe falë ekskluzivitetit për hitjen e maknave Toyota në 5 shtete të SHBA; Teksas, Arkansas, Luiziana, Misisipi dhe Oklahoma duke pasur në administrim 154 koncesionarë, po kështu ai ka edhe biznes të udhëtimeve luksoze dhe kinemasë
Den ka trashëguar nga babai dhe gjyshi I tij pasionin për aeronautikën dhe në 2017 tentoi të blejë skuadrën e NBA, Hjuston Rokets, por oferta e tij u kalua nga Tilman Fertita. Gjithsesi, pallati I sportit ku luan ndeshjet Rokets quhet ‘Toyota Center’ dhe kjo pikërisht falë Fridkin
Sfidanti.al