Valverde i pakënaqur: Grizmani duhet “të ofrohet” më shumë!

Barcelona e nisi sezonin e ri të La Ligës me humbje dhe trajneri Eernesto Valvedrde pjesën më të madhe të fajit për lojën e dobët të ekipit të tij ia kaloi Antoan Grizmanit, për të cilin klubi katalonjas pagoi një “shuk” të madh parash.

“Grizmani e di se çfarë kërkojmë ne nga sulmuesit, ai duhet ‘të ofrohet’ më shumë, pra duhet t’i dalë shumë më shpesh topit para. Ne e dimë se çfarë mund të bëjë ai, kur ndodhet brenda 16-tshes, por ai duhet të krijojë situata shansi, të përpiqet më shumë që t’u afrohet atyre”, deklaroi Valverde.

Por, sidoqoftë, problem te Barcelona nuk është Grizmani, por fakti se ajo luan keq, kur mungon Lionel Mesi. Statistika është kokëforte dhe e qartë. Në gjashtë ndeshjet e fundit që nuk ka luajtur Mesi, Barcelona ka shënuar katër humbje dhe dy barazime.

Sidoqoftë, që gjårat të bëhen edhe më keq për Barcelonën, për këtë “u interesua” Luis Suarezi që u dëmtua dhe nuk dihet sesa do të mungojë në fushën e lojës.

Sfidanti.al