Legjenda kthehet në Lion, tifozët e brohorasin unikalin Zhuninjo

Lioni zhvilloi ndeshjen e parë të Ligës së 1-rë në fushën e vet gjatë këtij sezoni dhe tifozët vendas e shfrytëzuan këtë ndeshje që t’i bëjnë një pritje krahhapur një figure legjendare në historinë e këtij klubi, sikurse është i tillë braziliani Zhuninjo, për të cilin i gjithë stadiumi u çua në këmbë, duke brohoritur emrin e tij.

Zhuninjo ka luajtur me Lionin gjatë viteve 2001-2009 dhe me këtë ekip francez ai ka fituar shtatë kampionate me radhë, ndërkohë që tani ai sapo është caktuar drejtor sportiv i këtij klubi francez.

Sfidanti.al