Le ta ulë PSG-ja ofertën për Nejmarin, Barça s’e blen dot!

Paris SG bëri një “skonto” të rëndësishme lidhur me kartonin e Nejmarit, të paktën siç shkruajnë mediat në Europë, duke zbritur nag 300 në 200 milionë euro. Nuk janë pak 100 milionë “minus”, madje janë edhe 22 milionë euro më pak sesa vetë PSG pagoi për brazilianin, por duket se e gjitha kjo nuk do ta ndihmojë Barcelonën për ta marrë superyllin.

Gazetat spanjolle shkruajnë se katalanasit nuk i kanë paratë për këtë transferim, ndërsa përpjekja për ta bindur sheikun Al Helaifi me lojtarë të tjerë nuk ka “ndezur”. PSG nuk pëlqen Kutinjon apo edhe Dembelenë, pasi dëshiron të ketë financa të forta për të marrë futbollistët që dëshiron. Këshillat janë të shumta që Nejmar është më mirë të largohet (lexo Verratin), edhe Al Helaifi e di se nuk do të jetë mirë të ketë një futbollistë të pakënaqur në dhomën e zhveshjes, por gjithsesi, Nejmar kushton shumë, sjell edhe përfitime të mëdha financiare, ndaj duhet një “operacion i madh” që ai të largohet.

Sfidanti.al