Interi aktivizon plan B: Nis “gjuetia” e Kavanit!

Interi, pavarësisht nga përpjekjet, nuk po arrin që të gjejë një sulmues klasi, për shkak të çmimeve të larta që mbajnë për Romelu Lukakun dhe Edin Xhekon klubet, ku ata të dy luajnë tani, përkatësishtMançester Junajtid dhe Roma. Kështu, në “Xhuzepe Meaca” kanë vendosur që të aktivizojnë planin B – angazhimin e Edinson Kavanit që tani mund të dalë në plan të parë si favorit kryesor për përforcimin e Interit që, sikurse thuhet, i kaofruar sulmuesit të njohur uruguaian një kontratë trevjeçare dhe një pagë prej nëntë milionë eurosh për sezon.

Në fakt, kontrata e Kavanit te PSZH-ja është deri më 2020, por mbas ardhjes së Nejmarit,është spekuluar se ai do që të ikë nga klubi francez.

Për ironi të fatit, tani nga PSZH-ja duan që të ikin si Nejmari, ashtu edhe Kavani.

Sfidanti.al