Hija e të përjashtuarit të madh bie mbi pankinat e klubeve evropiane. është hija e Zhoze Murinjos i cili vijon kërkimet e tij për një skuadër të re ku do të vijojë karrierën e tij. Pas shkarkimit nga Mancester Junajtid në muajin dhjetor, trajneri portugez refuzoi ofertat e disa klubeve mes të cilave atë të Benfikës dhe të një skuadre kineze pasi është në pritje të ofertës së duhur.
‘Kam kohë që të mendohem e rimendohem-tha Murinjo për Sky Sports UK-kam kohë të lirë, por nuk jam i lumtur mjaftueshëm për t’u argëtuar, kam zjarrin përbrenda. Miqtë më thonë t’i gëzohem kësaj periudhe të pushimeve në korrik e gusht, gjë që e kam bërë rrallë, por nuk mundem dot. Më mungon futbolli im, më mungon impenjimi drejt vetes sime dhe atyre që më duan e respektojnë e për të cilët kam qenë burim frymëzimi’
Për momentin nuk ka asgjë konkrete në horizont për të ardhmen e Murinjos që e përjashton mundësinë e drejtimit të një kombëtareje.
‘Nuk pres 2 vjet për një Evropian e 2 të tjerë për një botëror-vijoi Murinjo-nuk më pëlqen të jetoj për një ndeshje në muaj apo për një punë zyre, akoma jo’.
sfidanti.al