Nejmar merr frymë lirisht përsa i përket cështjes së përdhunimit të modeles Nazhila Trindade Mendes de Souza. Policia braziliane në fakt nuk do të ngrejë akuza ndaj sulmuesit brazilian të Paris Sën Zhermenit pasi në përfundim të hetimeve të kryera rezultoi se nuk kishte prova të mjaftueshme për të bërë dicka të tillë.
Sibas burimeve juridike, tani policia e Sao Paulos do t’i kërkojë magjistraturës që të arkivojë këtë cështje, ndërkohë që Prokuroria ka 15 ditë kohë për të vendosur nëse do të mbyllë dosjen apo do të vazhdojë procesin
Sipas të përditshmes braziliane ‘Folha de Sao Paulo’ që pati akses në raportin e përpiluar në fund të këtyre hetimeve, policia kishte ndeshur në shumë kontradikta në akuzat Nazhila Trindades duke dalë në konkluzionin se Nejmar nuk kishte kryer krimin për të cilin u akuzua.
Në muajin korrik, policia kërkoi shtyrjen e afatit të mbylljes së hetimee për t’i plotësuar ato pasi të kishte studiuar imazhet e regjistruara në hotelin e Parisit ku u pretendua se ndodhi përdhunimi si dhe raportin mjekësor, por i mbylli këto hetime pa marrë as pamjet filmike dhe as raportin mjekësor
Në muajt e fundit Trindade ndërroi 2 herë avokatët dhe më pas denoncoi vjedhjen e një tableti që sipas saj kishte provat e përdhunimit, ndërkohë që Nejmar i ka hedhur vazhdimisht këto akuza.
sfidanti.al