E hëna ishte dita e Daniele De Rosit në Buenos Aires. Për ish mesfushorin e Romës kishte ardhur momenti që të bënte prezantimin e tij si futbollist i Boca Jr përballë tifozëve të skuadrës së tij të re, pasi pa edhe ndeshjen me Huracan e përfunduar me rezultatin 0-0. Në Salon Filiberto që është në brendësi të asaj që njihet si shtëpia e Xeneizes, De Rosi që do të mbajë fanelën me numrin 16 flet për herë të parë për zgjedhjen dhe atë që ai ndjen
‘Burdiso më ka folur shumë për Boca Jr-tha De Rosi-ai që nuk është brenda këtij stadiumi nuk mund të kup[tojë se cfarë do të thotë të jesh pjesë e kesaj skuadre. është një spektakël, por unë gjeta përvec anës afektive, edhe një klub serioz’
Më pas De Rosi vijon në fjalën e tij: ‘Kur u zyrtarizua largimi im nga Roma, fillova të komunikoj me presidentin të cilit i thashë thuasje menjëherë ‘Po’ sepse fitoi dëshira ime për të luajtur futboll. Më pas u mendova sepse nuk ishte një ndryshim i vogël. Por unë e dija që ai ishte një profesionit serioz dhe nuk do të më sillte kurrë në një vend ku do të ndihesha keq’.
sfidanti.al