Zemra fiton mbi logjikën; Boateng te Fiorentina…për hir të Melisës

Kevin Prins Boateng do të vijojë karrierën e tij te Fiorentina. Sulmuesi ganez që për disa muaj veshi fanelën e Barcelonës, mori lejen nga Sasuolo për t’u larguar pasi kishte arritur marrëveshjen me skuadrën violë të drejtuar nga Vincenzo Montela për 2 sezonet e ardhshme.

Dhe e gjithë kjo ndodhi pasi Boateng kishte refuzuar një ofertë të Ajntrahtit të Frankfurtit, ndërkohë që në arkat e Sasuolos do të derdhen 1 milion Euro

Mësohet se Boateng e bëri këtë zgjedhje i udhëhequr nga zemra duke qenë se kohët e fundit ai dhe bashkëshortja e tij, Melisa Sata gjetën mundësinë për të sheshuar problemet e tyre, me shoë girl që nuk e shihte me sy të mirë kthimin e tij në Gjermani

Në ditët e ardhshme, Fiorentina dhe Sasuolo pritet të mbyllin bisedimet e tyre edhe për një tjetër futbollist; Lirolën që do të kalojë nga Sasuolo te skuadra violë.

sfidanti.al