Cfarë revolucioni në Angli, në kategoritë inferiore do ketë përjashtime të përkohshme

Rregullat e reja që sapo kanë hyrë në fuqi vlejnë për të gjithë dhe duhet të mësohen menjëhere për të evituar figurat e shëmtuara në fushën e lojës dhe jashtë saj. Por është dikush që në pritje të fillimit të sezonit studion akoma më shumë, ndoshta pa u lodhur shumë sepse në fund të fundit koncepti është i lehtë për t’u kuptuar.

Kush merr karton të verdhë, del nga fusha e lojës për 10 minuta, gjë që përbën përjashtimin klasik të përkohshëm, por që deri tani është aplikuar në disiplina të tjera sportive si Rugby apo Vaterpolo. Por sipas asaj që publikohet te tabloidi The Sun, ky rregull duket se do të aplikohet edhe në futbollin anglez.

Edhe në të kaluarën Federata Angleze kishte menduar për një opsion të tillë, por që vetëm tani mund të bëhet realitet. Ideja është që ky rregull të provohet në divizionet inferiore të futbollit në Angli dhe objektivi është përmirësimi i sjelljes së futbollistëve. Në fakt në disa kompeticione është parë që të aplikohet ky rregull në disa kompeticione dhe sipas tabloidëve ka funksionuar mjaft mirë

Federata Angleze mendon se përjashtimi i përkohshëm nga fushat e lojës të lojtarëve do të reduktojë ndjeshëm faullat, zënkat në fushë dhe protestat e lojtarëve tek arbitrat dhe sipas një sondazhi të kryer te arbitrat, futbollistët e trajnerët, shumica e tyre janë të mendimit që ky rregull të aplikohet edhe në nivelet më të larta ndoshta deri në Football League.

sfidanti.al