-Përse trajneri Starova, ndryshe nga zakoni i tij, pas ndeshjes me Kukësin iu vërsul arbitrave për golin e avulluar në mënyrë magjike?
-Sepse kishin dyshuar për lojën hileqare me arbitrat kur panë penalltinë e Jorgjit në Shkodër, por nuk e prisnin që ta hanine dhe vetë…
-Përse presidenti Takaj ka përalajmëruar se të gjithë futbollistët rrezikojnë, por tifozët e tepruan me heronjtë kur i ofenduan në Shkodër?
-Sepse Skënderbeu ka marrë një fytyrë tjetër në fushë, aspak të bukur, por thonë se edhe nga brënda ekipit po bëhet një lojë e keqe që frikëson tifozët..
-Përse trajneri Josa ka deklaruar se Partizani nuk mund të luajë në stadiumin e tyre “Selam Stërmasi”?’
-Sepse duke thënë këtë frazë trajneri Josa bën gol ekonomik tek xhepi i Rid Halilit, por nga ana tjetër, jep një assist për logjikën e tifozëve, ku milionat e “armikut” nuk vlejnë..
-Përse sulmuesi Salihi ka premtuar se nuk do t’i afrohet më pikës së bardhë të penalltisë pas gjuajtjes tallëse në Shkodër?
–Sepse nuk mund të kishte një fund të lumtur kur arbitri bëri dhuratë 11 metërshin, Salihi simuloi keqazi në atdheun e tij Shkodër, dhe gjuajtja u bë për faqe të zezë..
–Përse në Shkodër kur disa javë më parë po zbulonin armiqtë e klubit, kanë filliat të dehen edhe pas një barazimi të varfër me Skënderbeun dhe të thonë se “Kjo Vllazni është më e mira në këto 5 vite”?
-Sepse në këto momente Shkodra duket sikur ka falsifikuar letrat për të qënë vendlindja e futbollit kur e shikon ta mbyllë portën me drynin shkodran…