Benfika dhe Atletiko, “nikoqiret” që kanë fituar nga 1 miliardë!

Në Ballkan dihet që ka klube që jetojnë me lojën “blej lirë, shes shtrenjtë”, madje këtë e bëjnë edhe më të njohurit si Dinamo Zagreb, Crvena Zvezda apo Partizan Beograd. Kjo taktike është e njohur edhe në Europë, ku përjashtim bëjnë më të mëdhenjtë si Real, Barça apo disa nga klubet angleze. Në kontinent, “kurorën” e mbajnë dy emra që janë fqinj, ndonëse në shtete të ndryshëm, Atletiko e Madridit në Spanjë dhe Benfika në Portugali.

Madrilenët “bardhekuq” dolën në vend të parë pasi transferuar Grizmanin tek Barcelona për 120 milionë euro. Kjo do të thotë se Atletiko ka fituar gati 1 miliardë euro në 10 vitet e fundit nga shitja e kartonëve të lojtarëve, saktësisht 973 milionë. Benfika është pak më prapa, veçse mbetet një shembull i madh, sesi një klub në një vend të vogël si Portugalia arrin të fitojë gati 1 miliardë euro në 10 vjet.

Sfidanti.al