Loja e “djallit” me Lukakun, “topi” i parave s’ndahet me këste!

Interi i ka dërguar disa oferta Mançester Junajtidit për sulmuesin Romelu Lukaku, por klubi anglez i ka refuzuar të gjitha. Trajneri   Antonio Konte prej disa kohësh po ushtron presion mbi kryesinë e klubit të tij që ta marrë Lukakun, por Interi nuk ka aq para në buxhetin e vet që ta blejë menjëherë sulmuesin belg, për të cilin klubi i “Old Trafordit” kërkon 75 milionë euro që klubi interist ka pranuar t’i paguajë, por në tre këste. Pikërisht, këtu kanë ngecur bisedimet, sepse Junajtidi i do të gjitha paratë menjëherë.

Edhe vetë Lukaku u prononcua për herë të parë në publik lidhur me spekulimet për shitjen e tij me një deklaratë të shkurtër:

“E ardhmja ime do të përcaktohet javën tjetër, kur për të do të mësoni edhe ju”, iu përgjigj gazetarëve futbollisti belg mbas ndeshjes miqësore të Mançester Junajtidit me Perthin në Australi.

Në fakt, Lukaku nuk ishte në formacionin e parë në ndeshjen e lartpërmendur, duke i nxitur edhe më shumë spekulimet.

Sfidanti.al