Duket se PSZH-ja është gati që ta shesë Nejmarin që erdhi në këtë klub francez më 2017, pasi pagoi për të shumën rekord prej 222 milionë eurosh. Por, futbollisti brazilian tani është bërë pishman dhe kërkon të ndërrojë mjedis. Mbas dëmtimeve të njëpasnjëshme, tani ai ndodhet i përfshirë edhe në skandalin me modelen Naile.
“Globoesport” brazilian shkruan se Nejmari i ka thënë kryesisë së PSZH-së se ai do që të ikë, madje ka përcaktuar se dëshiron të kthehet te Barcelona që, sikurse thuhet, po përpiqet të gjejë mënyrën se si të paguajë për Nejmarin.
Mediumi i mësipërm vë në dukje se Barcelona ka në plan të paguajë 100 milionë euro, si edhe të dërgojë në Paris futbollistët e saj, Ivan Rakitiç, Osman Dembele dhe Samual Umtiti që të kthejë Nejmarin në radhët e saj.
Sfidanti.al