Mats Humels pendohet? Lë Bajernin dhe kthehet te Borusia Dortmund

Mats Humels nuk është më futbollist i Bajernit të Mynihut. Ish qendërmbrojtësi i përfaqësueses gjermane është kthyer zyrtarisht te Borusia e Dortmundit, një operacion që kushtoi 38 milionë Euro duke përfshirë këtu edhe bonuset.

I formuar në akademinë e Bajernit të Mynihut si futbollist, Mats Humels ka qenë pjesë e Borusia Dortmund në periudhën 2009-2016. Në vitin 2014 u shpall kampion bote me përfaqësuesen gjermane përpara se të kthehej te Bajerni i Mynihut.

Në muajin mars të këtij viti, trajneri i Gjermanisë Joakim Lëve deklaroi se Humels së bashku me Boateng e Myler nuk do të jenë më pjesë e kësaj skuadre, një lëvizje kjo që u bë në kuadër të rinovimit të ekipit.

sfidanti.al