Legjenda franceze e futbollit, Zinedin Zidane, hyri në historinë e futbollit, duke qenë se gjatë dy viteve e gjysmë të mandatit të tij të parë si trajner i Realit të Madridit ai fitoi tre tituj kampioni të Ligës së Kampioneve, ndërkohë që ai e bëri klubin “mbretëror” më dominuesin në botë mbas Milanit të viteve 1980 dhe Ajaksit e Bajernit të viteve 1970.
Por, ndërkohë që e gjithë bota futbollistike i përulet me nderim Zizusë së famshëm, ish-portieri argjentinas Hugo Gati bëri një deklaratë, me të cilën ai u turpërua, sepse ajo nuk i përgjigjet aspak realitetit.
Gati lëshoi kritika të forta në adresë të Zidanes, për shkak të fillimit jo të mirë të mandatit të tij të dytë në krye të Realit që, në fakt, pati sivjet një sezon shumë te keq.
“Zidane nuk bëri asgjë, kur Reali fitonte. Ai nuk merr vesh nga futbolli. Ai e gjeti ekipin gati, kishte Ronaldon, Ramosin, golat… Për këtë arsye, ai edhe i fitoi titujt evropiainë. Ja tani ai nuk po bën asgjë dhe, nëse nuk do ta ndryshoje taktikën, asgjë nuk do të ndryshojë”, deklaroi Gati.
Mbas kësaj deklarate “antologjike”, shumë tifozë të Realit e pyetën ish-portierin argjentinas: “Çfarë droge kishe pirë, kur e bëre atë deklaratë?”
Sfidanti.l