Çfarë dhurate për Messin! Një iPhone XS me vlerë 4000 Euro

Një telefon që kushton 4000 Euro. Kjo është dhurata më e fundit e marrë nga Lionel Messi, me argjentinasin që mund t’ia lejojë vetes për ta blerë, por që kompania iDesign Gold ka dashur t’ia bëjë dhuratë disa javë më parë.
Bëhet fjalë për një iPhone XS Max të mbuluar me ar prej 24 karatë, një telefon që në versionin normal vlen 1400 Dollarë, por ajo e personalizuar për Messin ka një vlerë 3 herë më të lartë.

Për të hyrë më në detaje, telefoni që përdor argjentinasi i Barcelonës ka të gdhendur numrin 10 në të, emrin e bashkëshortes Antonela dhe të fëmijëve, Tiago, Ciro e Mateo si dhe logot e Barcelonës dhe të përfaqësueses argjentinase.

Por Lionel Messi nuk është i vetmi lojtar i barcelonës që merr një dhuratë të tillë. është pajisur me një telefon të ngjashëm edhe Rakitic që re tregon me shumë krenari me numrin 4 të gdhendur në të, ndërsa e ka një të tillë të artë, Arturo Vidal ku shihet numri 22 dhe emri ‘King’.

sfidanti.al