Florentino Perez po jeton një etapë të dytë në krye të Realit të Madridit dhe investimet e bëra prej tij në merkaton e transferimeve nuk janë të pakta. në fakt që nga viti 2009 e deri tani, kreu i Los Blancos ka mundur të sjellë në Madrid plot 48 futbollistë duke shpenzuar një vlerë prej 1.2 miliardë Euro.
Sezoni më aktiv i Realit të Madridit nën drejtimin e Florentino Perez në etapën e dytë të tij ka qenë pikërisht 2009/10 kur shpenzoi në total 255.5 milionë Euro ku spkiasin blerjet e Kristiano Ronaldos, Kakasë apo Benzemazë. Por edhe të ardhurat nga shitjet e lojtarëve nuk kanë qenë keq për Realin e Madridit që në 10 vitet e fundit ka siguruar 681.85 milionë Euro, ku rekordin e ka pikërisht Ronaldo për transferimin e tij te Juventusi për 117 milionë Euro.
Mësohet se nga këto 1.2 miliardë Euro, 63 milionë Perez i ka shpenzuar për 5 portierë, 275 milionë Euro për 11 mbrojtës, 487 milionë për 21 mesfushorë dhe 386.5 milionë Euro janë shpenzuar për blerjen e 11 sulmuesve. Blerja më e kushtueshme në historinë e Realit të Madridit mbetet ajo e Garet Bejl për të cilin , klubi merenges derdhi në arkat e Totenhemit 101 milionë Euro.
Dy blerjet më të fundit të Realit të Madridit në epokën e dytë të Perez janë ata të Militaos dhe Rodrygos për të cilët Los Blancos kanë shpenzuar 95 milionë Euro.
sfidanti.al