Jetë e re për Rooney; pushime në Barbados dhe dy rregulla që ai duhet të respektojë

Martesa e Uejn Runit me Kolin para pak kohësh mori një goditjë të rëndë. Futbollisti i Junajtid DC, u fiksua nga fotografët në shoqërinë e një biondeje, ndërsa në muajin dhjetor edhe u arrestua në gjendje të dehur. Tani bashkëshortja e tij ka vendosur t’i ofrojë paqen dhe një mundësi për t’u shëruat nga veset e tij fëmijërore.
Në fakt, ish kapiteni i përfaqësueses angleze i premtoi se ai dhe Kolin do të kalojnë më shumë kohë bashkë si cift dhe do t’i dedikojë më shumë kohë në përgjithësi familjes. Kolin nga ana e saj i kërkoi Runit që të kërkojë ndihmë të specializuar dhe i vendosi disa rregulla që futbollisti duhet t’i respektojë; më shumë kohë në familje dhe më pak për videolojërat.

‘Kolin nuk luan nga qëndrimi i saj-tha një burim i brendshëm-Uejn mund të ndryshojë zakonet e tij dhe ajo po e ndihmon të dalë nga tuneli ku është futur. Këto pushime janë shenjë e një fillimi të ri dhe gjithcka po shkon mirë’
Në fakt familja Runi në këtë moment ndodhet në Barbados, ndërkohë që burimi pranë saj vijon:

‘Gjëja e parë që duhej eliminuar ishte fiksimi për videolojërat i Runit dhe Kolin i kërkon që ai të kalojë më shumë kohë me familjen sesa të rrijë i mbyllur në një dhomë i përqendruar mbi një ekran. Ajo po kërkon me dëshpërim t’u japë fund budallallëqeve fëmijërore të Runit dhe ta bëjë të rritet. Tani do që darkat familjare të bëhen në shtëpi për të qenë bashkë dhe po e bën në mënyrë që të ruajë më shumë kohë për të kaluar me Uejn Runin. Vendimi i disa rregullave të reja ishin opsioni i fundit i saj’.

sfidanti.al