Në epokën e Kristiano Ronaldos, Lionel Messit, por edhe të Nejmarit, Mbapesë e shumë kampionëve të tjerë që jnë cdo ndeshje garojnë mes tyre për skeptrin e futbollistit më të mirë në botë, është dikush që kujton kampionët e së kaluarës sic është Diego Armando Maradona
El Pibe De Oro i mahniti të gjithë me fanelën e Napolit dhe të Argjentinës dhe ishte padyshim më i miri në botë. Por dikush nuk ia njeh plotësisht vlerat Maradonës duke e akuzuar se nuk kishte rivalë në kohën e tij me të cilët të luftonte për të treguar aftësitë e tij.
Ai që i bëri këto kritika ishte pikërisht Mario Kempes, simboli i Argjentina ’78, kritika të cilave, Maradona iu përgjigj me një mesazh në Instagram duke përmendur njëri pas tjetrit lojtarët me të cilët ishte përballur në karrierën e tij.
‘Si mund të thonë që nuk kam pasur rivalë në kohën time?-shkruante në mesazhin e tij Diego Armando Maradona-luaja kundër kampionëve si Baxhio, Van Basten, Valderrama, Mateus, Hagi, Stoickov, Laudrup, Prosinecki, Romario, Futre, Gulit, Shifo, Bokini, Robson, Máhico González, Franceskoli, Kempes, Antonjoni, Kubijas, Rummenige, Platini, Zico, Kigan e shumë të tjerë. Respekti dhe kujtimi im përë të gjithë këta lojtarë’.
sfidanti.al