Kush është polaku më i njohur, Levandovski? Sindromi Piontek…

Sulmuesi i ri më parë i Xhenovës, kurse tani i Milanit, Krishtof Piontek, po merr primatin e futbollistit më të mirë polak, duke lënë në hije bashkatdhetarin e tij, Robert Levandovski.
Në fakt, Pionteku është një futbollist fantastik që po i tund me lehtësi të madhe rrjetat e portave kundërshtare, kështu që një nga gazetarët e njohur polak, Pjotër Dumanovski, thotë:
“Pionteku është tani futbollisti më i ndjekur në Poloni, duke e kaluar tanimë Robert Levandovskin. Ndeshjet e Milanit po ndiqen në vendin tonë si asnjëherë më parë, për shkak të Piontekut, për të cilin askush më parë nuk mendonte se mund të bëhej kaq i mirë. Në Poloni, shumëkush është bërë tifoz i Milanit, sepse me këtë ekip italian luan Pionteku, ai është bërë një simbol i vërtetë. Kjo është një çmenduri e këndshme”.