Roma po përgatitet për ndryshime të rëndësishme në bordin drejtues të saj. Në fund të sezonit, Drejtori Sportiv i verdhekuqve, Monci mund të lërë kryeqytetin italian për të shkuar në atë anglez, Londër pikërisht te skuadra e Arsenalit. Topcinjtë e kanë vënë prej kohësh në shënjestër spanjollin që ka punuar edhe më parë me Emeri, madje mjaft mirë pasi kanë qenë pjesë e skuadrës së Sevijës.
Kjo ka bërë që drejtuesit e Romës të nisin të shohin përrreth për të gjetur zëvendësuesin ideal të Moncit dhe ai që ka fituar simpatinë e tyre është pikësirsht Piero Auzilio që është në bordin drejtues të Interit, ndërkohë që në listë janë edhe Mirabeli si dhe Drejtori Sportiv aktual i Parmës, Faxhano, por nuk duhen lënë jashtë as kandidaturat e Riki Masarës ose Balxaretit.
Duket se Arsenali e ka marrë shumë seriozisht cështjen e marrjes së Moncit madje duket se është gati t’i paguajë Romës 3 milionë Euro në mënyrë që klubi të lirojë spanjollin. Pas largimit të Gazidis që shkoi te Milani, klubi londinez kërkon një emër të rëndësishëm dhe ideja për të punuar sërish me Emerinë e tundon jo pak Moncin për të cilin nuk përjashtohet as mundësia e kthimit të tij te Sevija në rolin e presidentit të klubit.
sfidanti.al