Sandro Rosel lë qelitë e burgut pas 643 ditësh. Gjykata Kombëtare Spanjolle vendosi të lirojë me kusht ish presidentin e Barcelonës dhe bashkëpunëtorit të tij Joan Besoli. Në motivimin e vendimit të saj, trupi gjykues theksoi se e studioi sërish situatën e dy të pandehurve dhe mori parasysh faktin që ata e kishin kaluar periudhën 21 mujore të qëndrimit në paraburgium për t’u dhënë atyre lirimin me kush.
Kjo do të thotë se Sandro Rosell do të vazhdojë të ndjekë procesin e tij gjyqësor që sapo ka nisur më gjendje të lirë, proces që do të mbyllet në 28 mars. Sandro Rosel gjatë qëndrimit të tij në qeli gjatë këtyre 21 muajve kishte kërkuar 10 herë lirimin me kusht madej ofroi edhe të gjithë pasurinë e tij si garanci, kërkesë që i është refuzuar në cdo rast deri këtë të mërkurë kur Gjykata vendosi ta lirojë me kusht
Sandro Rosel akuzohet për pastrim parash dhe pjesëmarrje në organim kriminal të shitjes së të drejtave televizive për 24 ndeshje të përfuaqësueses braziliane duke përfituar 15 milionë Euro. Vlen të theksohet se Prokuroria ka kërkuar për Rosel një dënim me 11 vjet burg dhe 59 milionë Euro gjobë.
sfidanti.al