Tre lojtarë të njohur provuan stolin vetëm pak ditë pas përplasjeve me trajnerët e tyre. Garet Bejl u la në stol nga trajneri Solari për ndeshjen e Kupës së Realit ndaj Barcelonës. Kjo, pasi uellsiani refuzoi të festonte një gol të shënuar në takimin paraardhës në kampionatin spanjoll. Kapiteni i Liverpulit, Xhordan Henderson (në foto), nuk u kursye nga Jurgen Klopi, pasi të dy patën një debat pranë stolit në “Old Traford”.
Trajneri pretendoi se lojtari nuk i dha dorën kur doli nga fusha i zëvendësuar, dhe ai u la rezervë në sfidën e Premier Ligës ndaj Uatfordit. Së fundi, ai që pritej më së shumti, portieri Kepa i Çelsit, “u ngul me gozhdë dymbëdhjetëshe” (sipas batutës së Lym Allës) pasi refuzoi vendimin e Mauricio Sarrit për t’u zëvendësuar në gjuajtjet e penalltive në finalen e Kupës së Ligës ndaj Mançester Sitit.
Sfidanti.al