Van Dajk “po”, Kimih “jo”, sa mund të vendosin në Mynih?

Fabinjo ishte i shkëlqyer si mbrojtës përballë Bajernit, por trajneri Jurgen Klop, pasi e falenderon nga zemra, mezi pret rikthimin e “kolosit” Van Dajk. Me holandezin në qendër të mbrojtjes, Liverpuli është ai i duhuri, me boshtin të plotë, dhe me lojën të organizuar që nga zona e tij e rreptësisë.

Van Dajk do të luajë, normalisht, në Mynih, ndërsa për Bajernin do të mungojë një nga lojtarët më të mirë, Xhoshua Kimih, i pezulluar. Natyrisht, bavarezët nuk varen vetëm nga një emër, por Kimih është gjermani më në formë dhe më cilësor, jo vetëm tek Bajerni, por edhe në kombëtare. Kimih ka shërbyer 13 asiste në 32 ndeshje këtë sezon, dhe luajti shkëlqyeshëm në mbrojtje në “Anfild”. Trajneri Kovaç shpreson që Rafinja të jetë një zëvendësues i denjë.

Sfidanti.al