Alegri bën llogaritë: Barazimi? Duam një gol, jo duam dy!

Me Kristiano Ronaldon ndihet më i sigurt për të shkuar tek fitorja, ndonëse e thekson se “as me të nuk ka garanci”.Masimiliano Alegri dëshiron të dalë me fitore nga “Uanda Metropolitano” e Madridit, stadiumi i Atletikos, për ta hedhur një herë e mirë hapin drejt çerekfinaleve të Championsit.

“Nuk do të luajmë për barazim, – theksoi trajneri juventin, – ua kam thënë djemve se dua një gol, madje do të duhen dy gola”. Alegri vlerëson Atletikon si shumë të organizuar dhe mbrojtje shumë të fortë. “Të bëjmë kujdes nga goditjet standarde”, – thotë ai.

Në krah të Ronaldos (për herë të parë në Madrid që kur u largua nga Reali), edhe Dibala, ndërsa Kedira papritur shfaqi probleme me zemrën. Alegri pret që Juvja të nisë të krijojë shanset për kualifikim që në ndeshjen e parë, por kërkon edhe fat, pasi “Championsi është i tillë”.

Sfidanti.al