Si në Euroleague; Superkupa e Spanjes bëhet me formatin ‘Final Four’

Futbolli spanjoll duket se do të bëjë ndryshime të rrënjësishme.Bëher fjalë për Superkupën e Spanjës që mesa duket do të ketë një format të ri që do të jetë i ngjashëm me atë të Euroleague në basketboll me ‘Final Four’. është vetë presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales që ka konfirmuar këtë lajm për median iberike.

Mendohet se formati i ri i Superkupës do të aplikohet që këtë vit nëse do të marrë edhe miratimin në Asamblenë e këtij institucioni që do të mbahet në muajin prill. Superkupa e re e Spanjës parashikon pjesëmarrjen e skuadrave të dy vendeve të para në renditjen e La Ligës dhe ekipeve finaliste të Kupës së Mbretit.

Superkupa e Spanjës me formatin e ri pritet të zhvillohet në një qytet të vetëm për disa dite. është parashikuar që ky kompeticion të mbahet 1 javë përpara fillimit të sezonit të ri në kampionatin spanjoll. Sipas presidentit të Federatës, Luis Rubiales, ky format i ri nuk do të bëjë gjë tjetër vecse do të rrisë interesin për këtë kompeticion.

sfidanti.al