Ku do të futeni o trimat e Superligës! Kukësi nisi..magjinë!

Shyqyr Zotit që ato që thuhen në Superligë mbeten brënda shtëpisë dhe nuk shkojnë në dyert e botës. Ndryshe, fjalët e presidentit të Kukësit, Safet Gjici do të ishin bërë spot, sidomos për ata që i kërkojnë fitoret si varg rosash. “ Futbolli nuk është shkencë ekzakte, nuk është matematikë. Sot kam bërë një marrëveshje me futbollistët që të arrijnë 4 fitore me radhë..” – ka thënë bosi i ekipit verior. As tre fitore nuk bëjnë punë, por edhe 5 fitore do të ishin ..mosmbajtje fjale! 4 fitore me radhë, kaq dhe pikë, për të vërtetuar se futbolli vetëm për futbollistët dhe për tifozët nuk është shkencë ekzakte, sepse kur në shina futen “padronët” , shkenca e golave dorëzohet para pushtetit të parasë…
Nuk besoni tek magjitë e shefave? Kohë më parë, kur Kukësi po humbiste pas pjesës së parë, ka ndodhur një ritual “psikologjik” në dhomën e futbollistëve. Trajneri as nuk kishte guxuar për të thënë ndonjë fjalë, ngaqë presidenti Gjici kishte bërë “magjinë” që ia njohin të gjithë, trajnerët tanë dhe të huajt…kishte udhëruar me ton “apokalipsin e ndeshjes”. Pra, përmbysjen e madhe. Ajo që ndodhi ishte tamam si “mrekullia e 8-të e futbollit”, pasi Kukësi e vuri shumë poshtë kundërshtarin, saqë viktima ishte gati të kërkonte falje që e çoi bishën nga gjumi. Kaq nxitëse u bë kjo histori, sa presidentët e ekipeve të tjera filluan të zbrisnin në pushim, sapo ekipet e tyre kishin puthur humbjen dhe tentonin formulën magjike të Gjicit…për ta kthyer ndeshjen nga kokëposhtë, në kokësipër! Edhe pse filluan t’i kopjonin zërin, batutat apo metaforën se “delet janë më të mira se futbollistët”, magjia donte të zotin e vet dhe jo..kopjacët. Ndaj, kur dëgjon se duhen 4 fitore me radhë për Kukësin, sipas marrëveshjes që nuk u mbajt sekret, sepse të vjen ai dreq oreksi për të pyetur : po emrat e atyre që do bëjnë golat, a thua të jenë caktuar ..

Sfidanti.al