Paris Sën Zhermeni ende nuk ka një sponsor të përgjithshëm emrin e të cilit do ta stampojë ne fanelat e tij për sezonin e ardhshëm. Klubi kampion i Francës nuk do të rinovojë kontratën me Fly Emirates nëfund të sezonit dhe tani është vënë në kërkim të një sponsori të ri në gjendje që t’i ofrojë 50 milionë Euro në vit.
Sipas të përditshmes franceze ‘Le Parisien’, kjo shifër që kërkonm nga sponsorët Paris Sën Zhermeni është shumë më e lartë nga ajo që përfitonte deri tani nga Fly Emirates me këtë të fundit që i garantonte 25-30 milionë Euro. Vlen të theksohet se paris Sën Zhermeni dhe kompania e njohur ajrore janë në kontratë mes tyre që nga viti 2006.
Kjo e përditshme thekson gjithashtu se janë 3 kompani që kanë shfaqur interes për të zëvendësuar Emirates në rolin e sponsorit kryesor të skuadrës; një kompani ajrore që nuk është Qatar Airways, një kompani në sektorin e elektroshtëpiakeve dhe një kompani të shërbimeve financiare dhe sigurimeve
Afati i fundit për të njohur sponsorin e ri të Paris Sën Zhermen është fillimi i muajit korrik kur do të bëhet edhe prezantimi i fanelës së re për sezonin 2019/2020. Ndërkaq, uniformat e skuadrës do të vazhdojnë të prodhohen nga kompania amerikane Nike.
sfidanti.al