Ikardi feston ditëlindjen me familjen, Vanda Nara: Askush nuk është si ty

Mauro Ikardi festoi 26 vjetorin e tij të lindjes në një moment delikat të tij. tashmë prej 6 ditësh ai nuk është kapiteni i Interit, titull të cilin e mori Samir Handanovic, ndërkohë që tema më e diskutuar është ajo e rinovimit të kontratës me Interin. Ndërsa rreth tij është e gjithë kjio zhurmë e situatë kaotike, ai vendosi të largohet nha Milano për ditëlindjen e tij dhe së bashku me bashëshorten Vanda e fëmijët e tij ai shkoi në Liqenin e Komos për të festuar me qetësi dhe në intimitet.

Kjo vërtetohet nga rrjetet sociale të ciftit. Vanda në Instagram Story postoi videon teksa ishte në pritje të mesnatës së bashku me të bijat për të shprehur më pas ndjenjat e saj nëpërmjet një fotoje familjare të plotë dhe një mesazhi.
‘Gëzuar ditëlindjen zemra ime-lexohet në dedikimin e Vanda Narës-askush nuk mund të imagjinojë se cfarë njeriu je ti, sepse askush nuk është si ty. Të falenderoj që na dhe një familje shumë të bukur, faleminderit që më dhe kurajon dhe respektin që cdo femër e meriton. Na bën krenarë dhe sic e kam thënë gjithnjëm je një shembull si njeri, baba dhe bashkëshort. Zoti të ndihmoftë të realizosh ëndrrat e tua sepse ti e di që jemi dhe do të kemo me ty në cdo hap’. Familja jote të do’.

Ikardi mori urimet e tij edhe nga klubi i Interit me frazën ‘Urime, mauro’, një postim që mori pëlqimin edhe të futbollistëve të skuadrës zikaltër si Kandreva, D’Ambrozio apo Ranokia.

sfidanti.al