Lopetegi thyen heshtjen; tregon shkarkimin nga stoli i Spanjës dhe etapën e tij te Reali i Madridit

Hulen Lopetegi thyen heshtjen rreth 4 muaj pas shkarkimit të tij nga pankina e Realit të Madridit. Në një intervistë për rrjetin televiziv britanik BBC, tekniku spanjoll foli për përfaqësuesen spanjolle dhe shkarkimin e tij nga ky post një ditë para Botërorit të Rusisë.

‘Ishte një moment shumë i vështirë dhe unë nuk do ta harroj kurrë sepse ishte një surprizë-tha Lopetegi-ishte një fluturim prej 5 orësh nga Moska në Madrid dhe nuk thashë gjë, por kjo është jeta. Ishte një eksperiencë e vështirë, Ky ndryshim më la pa gjumë, nuk e dija ku isha, Një ditë isha në Rusi duke punuar për Botërorin dhe ditën tjetër në Santiago Bernabeu si trajneri i ri i Realit të Madridit’.

Etapa e tij te klubi merenges u mbyll në mënyrën më të shëmtuar të mundshme me humbjen e thellë 5-1 në El Clasico ndaj Barcelonës. Lopetegi flet edhe për periudhën e përjetuar në stolin e Los Blancos.

‘Te Reali nuk pata kohën e mjaftueshme në dispozicion, vetëm kështu mund të shpjegoj gjithcka-vijoi Lopetegi-për trajnerin e ri të skuadrës kam respekt dhe futbollistët i kam për zemër. Me mua u sollën në mënyrë të shkëlqyer’.

sfidanti.al