Makina Ferrari e Formula 1 do të quhet SF90. Lajmi u parapri nga drejtuesit e Kokëkuqes italiane në Maranelo, në prag të prezantimit të saj. Numri 90 që është në siglën e makinës së re të Ferrarit është për të festuar 90 vjetorin e themelimit të skuderisë. Vendimi është marrë nga Matia Binoto, drejtuesi i ri i Ferrarit, i cili bëri edhe një ndryshim tjetër duke hequr shkronjën H nga sigla e Kokëkuqes, dicka që e karakterizoi këtë makinë në dy vitet e fundit.
Ferrari ka bërë ndryshime edhe në skuadër pasi Sebastian Fetel nuk do të ketë më përkrah Kimi Raikkonen me finlamdezin që ka kaluar te Alfa Romeo Racing, por do të ketë të riun Sharl Lëklerk që ka qenë pjesë e akademisë së pilotëve të Ferrarit.
sfidanti.al