Shkarkimet pasurojnë Murinjon; portugezi ka përfituar rreth 60 milionë Euro

Në fund të fundit shkarkimet nga skuadrat e tij, nuk i kanë shkuar edhe fort keq Zhoze Murinjos. Në fakt portugezi ka përfituar jo pak të ardhura nga zgjidhja e parakohshme të kontratave me Celsin dhe Mancester Junajtid, rreth 60 milionë Euro.

Djajtë e Kuq e mbyllën bashkëpunimin me 56 vjecarin në muajin dhjetor dhe në bazë të përllogaritjeve të kryera rezulton se Murinjo përfitoi rreth 22.3 milionë Euro nga ndërprerja e parakohshme e kontratës nga Djajtë e kuq e cila skadonte në vitin 2020.

Përsa i përket Celsit, në rastin e shkarkimit për herë të parë nga Blutë e Londrës në vitin 2007, Murinjo përfitoi 23.1 milionë Paund, kësaj shifre i shtojmë 8.3 milionë Paund të përfituara nga shkarkimi i dytë në vitin 2015 për ta cuar shumën totale në 31.4 milionë Paund ose 35 milionë Euro. Ka shumë fat Murinjo; pa punë dhe me një llogari bankare të pasuruar ndjeshëm.

sfidanti.al