Gjest i madh i Nantës për nder të futbollistit të pafat..Emiliano Salës

Klubi francez i Nantës njoftoi zyrtarisht se ai e tërhiqte nga përdorimi bluzën me nr.9 që deri pak kohë më parë e ka mbajtur veshur futbollisti argjentinas Emiliano Sala që gjeti vdekjen aksidentale, pasi aeroplani privat, më të cilin ai udhëtonte bashkë me pilotin, ra në ujrat e Kanalit të La Manshit gjatë fluturimit Nant – Kardif.
Kështu emri i Salës u përfshi midis legjendave të këtij klubi. Sala gjatë kohës që ka mbajtur veshur bluzën e Nantës, ka luajtur me të në 120 ndeshje dhe ka shënuar gjithsej 42 gola.
Sfidanti.al