Arsenali ka në plan që gjatë sezonit të ardhshëm veror të transferimeve të çlirohet nga shërbimet e pjesëtarit të përfaqësueses gjermane, Shkodran Mustafi, shkruan media angleze.
Ky futbollist që erdhi në Londër nga Valencia në verën 2016, pasi për të u paguan 35 milionë sterlina, nuk i justifikoi shpresat e klubit, ndërkohë që ai ka probleme të shpeshta dëmtimi, kështu që Arsenali do ta nxjerrë atë në shitje.
Sidoqoftë, dy klube të mëdhenj gjermanë, Bajerni i Mynihut dhe Borusia e Dortmundit, kanë treguar interes për Mustafin, megjithëse ende nuk kanë dërguar oferta zyrtare. Në fakt, për Mustafin verën e kaluar tregoi interesim edhe Interi, por “topçinjtë” refuzuan, kështu që me siguri tani ata janë bërë pishman.
Sfidanti.al