Modestia ka nisur ta braktisë edhe Lebron Xhejmsin

Jo shumë kohë më parë, nuk ngurroi të thoshte se ai ishte “GOAT”, inicialet e shprehjes “Më i madhi i të gjitha kohëve” (Greatest of All Time). Së fundmi, modestia e braktisi edhe një herë Lebron Xhejmsin, kur superylli i basketbollit botëror vlerësoi se skuadra e Konferencës Lindore duhet të jenë shumë të lehtësuara që nuk do ta kenë përballë.

“Skuadrat më të mira në Lindje tani kanë më shumë besim se do ta fitojnë titullin e Konferencës, – tha ai, – Toronto po synon titullin, po ashtu Miluoki, dhe Bostoni apo Filadelfia gjithashtu beson se mund t’ia dalin. Ata nuk do të kenë më detyrim të kalojnë nëpër Klivlend”. “Kushdo në Lindje beson tek finalja, sepse nuk do të duhet të përballet me mua”, – vazhdoi ylli i Los Anxhelos Lejkërsave, që arriti 8 finale radhazi të NBA-së me Klivlendin dhe Majemin, gjithnjë në Lindje.

Sa ndryshim ka ky Lebron, nga ai i vetëm një viti më parë, kur u bënë më të shumta krahasimet me Majkëll Xhordanin. Në atë kohë, Xhejmsi u shpreh me shumë thjeshtësi se “është nder i madh për mua, edhe fakti që po krahasohem me Xhordanin”.

Sfidanti.al