Nëse nuk do të ketë sukses plani për sjelljen në “Xhuzepe Meaca” të Luka Modriçit, atëherë Interi do të synojë të angazhojë bashkatdhetarin e tij që luan me Barcelonën, Ivan Rakitiç. Në fakt, ky i fundit është i kënaqur në “Kamp Nou” dhe ai luan një rol të rëndësishëm në ekipin katalonjas, por punët mund të ndryshojnë shumë lehtë, duke qënë se në këtë klub ka shenja konkrete të rinovimit të lojtarëve. Ardhja sezonin e ardhshëm të futbollistit të talentuar të ri Frenki de Jong nga Ajaksi do të thotë edhe një konkurrencë më madhe nga të rinjtë në mesfushë. Nëse mesfushorit kroat nuk do t’i ofrohet minutazhi i duhur, ai me siguri që “do t’i vejë vesh” ofertës së Interit, për të cilën media italiane shkruan se do të jetë shumë e mirë.