Irvajn e ka me të gjithë: Fetel është i mbivlerësuar, Hamilton është larg Shumaherit

Për Edi Irvajn Formula 1 aktuale nuk është më e mirë se ajo e së kaluarës, përkundrazi. ish piloti i Ferrarit që tashmë është 53 vjec i sulmoi të gjithë duke kritikuar si Fetel ashtu edhe Ljuis Hamilton.

‘Fetel është i mbivlerësuar, nuk e kuptoj sesi i ka fituar 4 tituj botërorë-tha Irvajn-mendoj se ai është i zoti nëse e ka mendjen dhe nëse nuk ka asnjë që ta konkurrojë. kur sheh Ljuis Hamilton kur garon, është i fokusuar te gara dhe është i përqendruar të ketë avantazh ndaj rivalit. Ndërsa Fetel kur ka dikë që e konkurron përqendrohet tek kundërshtari dhe bëhet e paevitueshme përplasja me të, gjë që i ndodh gjithmonë’.

Por Irvajn nuk ka fjalë shumë të ëmbla as për vetë Hamilton. ‘Mendoj se në këtë moment, Hamilton është më i miri, por nuk është në nivelin e Shumaher-vijoi Irvajn-madje ai as nuk i afrohet edhe pse po regjistron shumë fitore. Ka një makinë më të mirë ndërkohë që ka edhe më shumë gara dhe kompeticioni është i diskutueshëm. Mikael punonte cdo ditë, ashtu sikurse edhe Sena ndërsa Hamilton ka ditë pushimi. Po të shihni 2 vitet kur Hamilton e Baton ishin bashkë, Baton grumbulloi më shumë pikë se Hamilton në atë periudhë kohe. Këtë gjë me Mikael nuk e ka arritur askush pasi niveli i paraqitjeve të tij ishte vazhdimisht më i lartë’

sfidanti.al