Titulli i kampiones së Australian Open do të diskutohet mes Petra Kvitovës dhe Naomi Osakës. Do të jenë pikërisht këto dy teniste që përballjen e parë mes tyre do ta kenë në finalen e turneut të parë Grand Slam të vitit në Melbërn. Kvitova në gjysmëfinalen e saj i dha fund ëndrrës së debutueses Deniel Collins të cilën e mundi 2-0 për 1 orë e 34 minuta. Seti i parë ishte i rivalizuar mes dy tenisteve dhe Kvitova e fitoi atë vetëm pas tie breakut 7-6. Seti i dytë ishte i gjithi nën dominimin e cekes që nuk i dha asnjë mundësi kundërshtares së saj të reagojë dhe e mbylli këtë fraksion 6-0.
Ndërsa Naomi Osaka, kampione e US Open, u kualifikua për në finale të Australian Open pasi mundi në gjysmëfinale Karolina Pliskova me rezultatin 2-1. Osaka e mbylli shpejt setin e parë që e fitoi 6-2, por në të dytin ishte Pliskova ajo që luajti më mirë duke e fituar 6-4. Seti final foli sërish për Osakën që e fitoi 6-4
Te meshkujt, është Rafael nadal që shkruan emrin si finalisti i parë i turneut të Australian Open. Spanjolli numri 2 i renditjes boterore mundi në gjysmëfinale talentin grek Tsitsipas me rezultatin 3-0 për të siguruar finalen e tij të 25 në karrierë në turnetë Grand Slam. Nadal nuk u lodh shumë në përballjen me Tsitsipas dhe e likujdoi grekun për 1 orë e 46 minuta lojë duke i mbyllue setet 6-2;6-4;6-0 dhe tani pret fituesin e ciftit Xhokovic-Puij për ndeshjen finale ku do të kërkojë të fitojë titullin e dytë në Australian Open dhe të 18 në turnetë Grand Slam.
sfidanti.al