Barcelona blindon De Jong me një klauzolë ‘anti PSG’; 400 milionë Euro

Ditën e mërkurë, Barcelona zyrtarizoi arritjen e akordit me Ajaksin për blerjen e Frenki De Jong për sezonin e ardhshëm. Por kontrata e klubit me mesfushorin holandez ka edhe një klauzolë të zgjidhjes së saj që arrin prej 400 milionë Eurosh, një shifër kjo që konsiderohet marramendëse dhe e mjaftueshme për të penguar një ofensivë të ngjashme si ajo e Paris Sën Zhermenit për Nejmar në vitin 2017 kur pagoi 222 milionë Euro.

Edhe pse nuk është ndër më të lartat, klauzola e De Jong, gjithsesi është mëse e konsiderueshme. Ja se cilat janë klauzolat e futbollistëve të Barcelonës duke përfshirë edhe De Jongun

Lionel Mesi: 700 milionë Euro (2021)
Xherard Piké: 500 milionë (2022)
Serxhi Roberto: 500 milionë (2022)
Samuel Umtiti: 500 milionë (2023)
Serxhio Buskets: 500 milionë (2023)
Frenki De Jong: 400 milionë(2024)
Artur Melo: 400 milionë (2024)
Filipe Kutinjo: 400 milionë (2023)
Usman Dembélé: 400 milionë (2022)
Arturo Vidal: 300 milionë (2021)
Klément Lengle: 300 milionë (2023)
Luis Suárez: 200 milionë (2021)
Malcom Filipe: 180 milionë(2023)
Mark-André Ter Shtegen: 180 milionë (2022)
Xhordi Alba: 150 milionë(2020)
Ivan Rakitic: 125 milionë (2021)
Nélson Semedo: 100 milionë (2022)
Tomas Vermalen: 80 milionë (2019)
Carles Alenjá: 75 milionë (2022)
Rafinja Alkántara: 75 milionë (2020)
Xhasper Sillesen: 60 milionë(2021)
Denis Suárez: 50 milionë(2020)
Serxhi Samper: 50 milionë(2019)