Mesi do kthehet në kombëtare; do jetë ndaj Venezuelës dhe Republikës Ceke

Lionel Mesi më në fund do të kthehet të luajë me përfaqësuesen e Argjentinës. Kjo është ajo që theksohet te portali goal.com ndërkohë që pritet zyrtarizimi i këtij lajmi. Gjithnjë sipas këtij portali, trajneri i skuadrës bardhekaltër, Skaloni ka ndërmend që të grumbullojë Mesin në kombëtare për ndeshjet me Venezuelën dhe Republikën Ceke që do t’i luajë në muajin mars, ndeshje që janë në kuadër të përgatitjeve për Kupën e Amerikës që do të zhvillohet në 14 qershor-7 korrik të këtij viti.

Pas një Botërori të komplikuar që solli edhe largimin e Sampaolit nga kombëtarja, Skaloni e pati të pamundur që të bindë Mesin që të qëndrojë në përfaqësuese. Që pas humbjes me Francën në Botërorin e Rusisë, skuadra e rigjeneruar e Argjentinës ka humbur vetëm një ndeshje miqësore nga 6 që ka zhvilluar deri tani, ndërkohë që ka pësuar vetëm 1 gol, ai në ndeshjen me Brazilin, ndërsa ka shënuar 11 të tillë
Por Mesi nuk është i vetmi emër i rëndësishëm që do të kthehen në përfaqësuesen argjentinase. Skaloni vendosi që të grumbullojë sërish edhe Di Marian, Agueron e Otamendin.

sfidanti.al