Pezullohen përfundimisht kërkimet e avionin me të cilin udhëtonin piloti dhe futbollisti Emiliano Sala që u zhduk nga radarët mbi La Mansh ditën e hënë. Lajmi u zyrtarizua në pasditen e kësaj të enjteje pasi rezultoi se edhe tentativat e fundit të policisë dështuan. Kapiteni i portit të Gernesi, David Barker theksoi se tashmë mundësitë që futbollisti dhe piloti të gjenden gjallë janë shumë të pakta.
Më herët policia kishte deklaruar se edhe kërkimet në këmbë të kryera në ishullin Bërhu nuk dhanë rezultatet e shpresuara dhe se nuk kishte asnjë gjurmë të avionit apo personave që ishin në bord
Ndërkaq, janë ngritur pikëpyetje edhe për avionin dhe zërat e fundit flisnin që i përkiste ndërmjetësit Mark MekKej, por ky i fundit i përgënjeshtroi këto zëra menjëherë.
sfidanti.al