Reali i Madridit është klubi më i pasur në botë. Sipas raportit të publikuar nga Deloitte Football Money League, klubi merenges ka siguruar të ardhura prej 750.9 milionë Euro duke rimarrë vendin e parë në klasifikimin e vecantë që i mungonte që nga sezoni 2014/2015.
Pas Realit të Madridit, në vendin e dytë gjendet një tjetër emër i madh i futbollit spanjoll, Barcelonë me 690.4 milionë Euro, ndërkohë që Mancester Junajtid ka zbritur nga vendi i parë në të tretin me 666 milionë Euro të ardhura. Në vendin e katërt është Bajerni i Mynihut me 629.2 milionë Euro i ndjekur nga Mancester Siti dhe Paris Sën Zhermeni. Kampionët e Italisë së Juventusit në këtë pikë janë në vendin e 11 me 394.9 milionë Euro të ardhura.
Deloitte ka përpiluar klasifikimin e 20 klubeve që kanë arkëtuar më shumë në sezonin 2017/18 dhe vlera totale arrin në 8.3 miliardë Euro.
Te këto të ardhura të raportuara, zërin kryesor e zënë të drejtat radiotelevizive që zënë 43% të shifrës totale. Reali i madridit ka regjistruar një rritje të të ardhurave me 75 milionë Euro kjo edhe falë fitores për të 3 vit radhazi të Ligës së Kampioneve. Por jo vetëm kaq, Reali ka edhe të ardhurat më të larta edhe në aspektin komercial me 356.2 milionë Euro kjo falë prestigjit që ka marka e këtij klubi në të gjithë botën.
sfidanti.al