Çelsi në “parajsë” dhe Totenhemi në “ferr”. Ky ishte verdikti i Kupës së Ligës, me derbin londinez që i dha biletën e finales, bluve të Mauricio Sarrit, me Gonzalo Higuainin që ishte një spectator fatsjellës. Nëse edhe në këtë kompeticion do të vlente rregulli i FIFA-s për gol në fushë kundërshtare, Totenhemi do të ishte kualifikuar, por ja që është ndryshe.
Çelsi fitoi 2-1 në “Stemford Brixh”, ndërsa në “Uembli” kishte humbur 0-1, me golin e Harri Kejnit. Poçetino ishte pa krejt vijën kryesore të sulmit, me Kejnin e Dele Alin të dëmtuar, dhe me koreanojugorin Son, në “shërbim” me kombëtaren. Çelsi, po ashtu, kishte mungesa, por mjaftoi Eden Hazari, i rikthyer në formën e shkëlqyer pas kritikave të Sarrit.
Kante shënoi për Çelsin, dhe pastaj Hazar realizoi të dytin po në pjesën e parë, veçse pas 5 minutash Fernando Jorente shkurtoi diferencën në 1-2. U deshën penalltitë për të përcaktuar finalistin, që do të luajë ndaj Mançester Sitit të Guardiolës. Dajer dhe Moura gabuan dhe David Luiz realizoi 11-metërshin e suksesit.
Sfidanti.al