Edhe vetë Antonin Panenka do të thoshte se Sergio Ramosi është një trashëgimtar më shumë sesa i denjë. Futbollisti i famshëm i Çekosllovakisë krijoi modelin e penalltisë që sot njihet si “Panenka”, dhe kapiteni i Realit nuk i lë gjë mangut kampionit të Europës të vitit 1976. Në ndeshjen e Kupës së Mbretit ndaj Gironës (fituar 4-2), mbrojtësi i qendrës shënoi një tjetër gol me top të ngritur hark, që përsëri e bëri portierin që të gabojë.
Ramosi ka realizuar 4 penallti të tilla këtë sezon, dhe 7 në karrierë, provë e një karakteri të fortë, që i jep guxim në momentin më të vështirë. Askush tjetër nuk ka realizuar më shumë penallti “Panenka” sesa ai, as vetë Panenka. Këtë edicion ka shënuar 12 gola, 8 nga të cilët me penallti, duke mos humbur asnjërën. Gazeta “Marka” pyet: A i gjuan kush penalltitë më mirë sesa Ramosi? Ai ka më shumë se 100 gola në karrierë (104), nga të cilët 82 me Realin dhe 17 me kombëtaren e Spanjës.
Sfidanti.al