Një ish-sulmues i madh, padyshim një legjendë, por stoli është diçka tjetër. Tieri Henri ndjeu sesa e vështirë është jeta e trajnerit, pasi klubi i tij (tashmë “ish”) e shkarkoi pas vetëm 104 ditësh në detyrë. Henri zëvendësoi Leonardo Zhardimin 14 javë më parë, por duket se do të jetë pikërisht Zhardim që do të kthehet në detyrë.
Ish-sulmuesi i madh i Arsenalit dhe i Barcelonës pati provën e parë, të pasuksesshme, në profesion, ndërsa shkoi me shumë qejf tek Monako duke refuzuar Aston Vilën. Lajmet janë që ai u mërzit shpejt me disa nga lojtarët kryesorë, duke i dënuar për t’u stërvitur me ekipin e rezervave, pasi dyshonte në përkushtimin e tyre.
Sfidanti.al